Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Studimi: Vaksinat 80% efektive kundër variantit Omicron

Studimi: Vaksinat 80% efektive kundër variantit Omicron

Studiuesit britanikë analizuan efektin e mundshëm të dozës së tretë të vaksinave kundër Omicron. Gjetjet e tyre të para janë relativisht inkurajuese pasi doza përforcuese duket se ofron rreth 85% mbrojtje kundër sëmundjeve të rënda. Niveli i mbrojtjes është pak më i ulët se mbrojtja e ofruar nga vaksinat kundër varianteve të vjetra Covid.

Megjithatë, sipas studimit doza shtesë ul numrin e të shtruarve në spital. Modeli i përdorur nga ekipi hulumtues në Imperial College London bazohej në të dhëna relativisht të kufizuara mbi Omicron. Ata theksojnë se ekziston një shkallë e lartë pasigurie derisa të mblidhen më shumë informacion nga “bota reale” në lidhje me variantin e ri që përhapet me shpejtësi, raporton abcnews.al

Vaksinat “i mësojnë” trupit se si të luftojë Covid-in, por ilaçet ekzistuese nuk janë të projektuara për të luftuar “Omicron”. Edhe me një dozë përforcuese, mbrojtja kundër sëmundjeve të rënda ishte midis 80% dhe 85,9%, krahasuar me 97% për Delta. Megjithatë, ka komponentë të tjerë të sistemit imunitar që mund të luftojnë Covid-in, siç janë limfocitet T.

Exit mobile version