Stuhia e dëborës bllokon aeroportin e Stambollit

Të gjitha fluturimet në aeroportin e Stambollit ‘Istanbul Airport’ janë anuluar për shkak të një stuhie dëbore, mbrëmjen e së hënës.

Stuhia ka bllokuar aeroportin duke paralizuar çdo lëvizje brenda dhe jashtë tij, njoftoi Air Albania në faqen zyrtare në Facebook.

‘Istanbul Airport’ është më i madhi ndër tre aeroportet në Stamboll.
Masa të ftohta nga Poli i Veriut kanë përfshirë të gjithë Mesdheun, ku në disa vende ka pasur stuhi të forta dëbore dhe temperatura deri në -15 gradë celsius. /euronews