Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Sudan, 1.316 të vdekur nga kolera që nga muaji gusht

Sudan, 1.316 të vdekur nga kolera që nga muaji gusht

Rreth 1.316 njerëz kanë vdekur nga kolera në Sudan që nga shpërthimi i sëmundjes në javën e dytë të gushtit, tha sot Ministria e Shëndetësisë e vendit, transmeton Anadolu.

Sipas një deklarate të ministrisë, 1.316 persona kanë vdekur nga kolera që nga 12 gushti, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve në vend ka arritur në 49.554.

Shirat e dendur dhe përmbytjet që filluan në qershor kanë kontribuar në përhapjen e kolerës në Sudan.

Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) raportoi më 1 tetor se 3,4 milionë fëmijë sudanezë ishin në rrezik për t’u prekur nga sëmundje epidemike.

Më 5 tetor, Fondi i OKB-së për Fëmijët (UNICEF) njoftoi se kishte dërguar 1,4 milion doza të vaksinës së kolerës në Sudan.

Në Sudanin e shkatërruar nga lufta, ku sistemi i kujdesit shëndetësor nuk po funksionon në mënyrë efektive, përhapja e sëmundjeve infektive po përkeqëson më tej vështirësitë me të cilat përballen njerëzit.

Exit mobile version