Sulme islamofobike ndaj 3 xhamive në Francë

Në muret e 3 xhamive të lidhura me Unionin Turko-Islam për Çështje Fetare (DITIB) në qytetet Montlebon, Pontarlier dhe Roubaix të Francës janë vizatuar kryqe dhe janë shkruar grafite anti-islame, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga DITIB thuhet se vizatimi i kryqeve dhe grafiteve anti-islame është bërë mbrëmë në muret e xhamive në Montlebon, Pontarlier dhe Roubaix.

“Dënojmë sulmin e shëmtuar ndaj xhamive tona të cilat janë strehë e paqes dhe qetësisë si dhe i urojmë të shkuara xhematit të besimtarëve”, thuhet në deklaratën në të cilën vihet në dukje se do të fillojnë punimet e nevojshme për eliminimin sa më parë të dëmeve të shkaktuara dhe se do të jenë ndjekës të çështjes.

Më tej në deklaratë thuhet: “Falënderojmë për bashkëpunimin forcat e sigurisë, autoritetet franceze si dhe popullin francez për mbështetjen. Bëjmë thirrje për unitet kundër veprimeve që prishin qetësinë e vendit dhe vetëdijen e bashkëjetesës si dhe bëjmë ftesë për sens të përbashkët kundër ngjarjeve të tilla provokative”. /aa