Të paktën 13 palestinezë, përfshirë gra dhe fëmijë, janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur pas një serie sulmesh izraelite në qytetin Khan Younis në jug të Gazës.
Sipas agjencisë palestineze të lajmeve Wafa, sulmet ndodhën në disa zona:
- Shtatë persona u vranë dhe të tjerë u plagosën kur forcat izraelite bombarduan një kamp tendash në al-Mawasi, ku strehoheshin familje të zhvendosura.
- Viktima të tjera u raportuan nga një sulm në Abasan al-Kabira, në lindje të qytetit.
- Një grua humbi jetën nga plagët e marra në një sulm të mëparshëm në Khan Younis.
- Një vajzë e vogël u qëllua për vdekje nga forcat izraelite në zonën industriale në veriperëndim të qytetit.
- Dy palestinezë të tjerë u vranë nga një sulm me dron në zonën Batn as-Sameen, në jugperëndim të Khan Younis.
Situata humanitare në Gaza mbetet e rëndë, me civilët që përballen çdo ditë me dhunë dhe mungesë të ndihmës bazë. /mesazhi
