Sulmohet autobusi i shkollës në Jemen, të paktën 39 të vdekur. Shumica fëmijë

Janë pothuajse të gjithë fëmijë viktimat e sulmit ndaj një autobusi shkollë në Saada, veri të Jemenit.
Të paktën 39 të vdekur dhe 40 të plagosur, sipas ministrisë së Shëndetësisë së Jemenit.

Al Jazeera thotë se sulmi mund të jetë bërë nga koalicioni arab i udhëhequr nga Arabia Saudite.

“Pas një sulmi mëngjesin e sotëm ndaj një autobusi që transportonte fëmijë në një treg të Dahyan, në Saada juglindore, një spital i mbështetur nga Kryqi i Kuq ka pritur dhjetëra të vdekur e të plagosur”, shkruan në Twitter, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq në Jemen