Ballina Lajmet Kosovë Sulmohet fizikisht nga kolegu i tij profesori në Fakultetin e Arteve

Sulmohet fizikisht nga kolegu i tij profesori në Fakultetin e Arteve

Shefi i degës së Dizajnit Grafik në Fakultetin e Arteve, Alban Nimani, është sulmuar sot fizikisht nga një profesor në zyrën e tij në Fakultetin e Arteve në universitetin e Prishtinës.

Me anë të një statusi në Facebook Alban Nimani informon se ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme nga ky institucion.

Te dashur miq,

Dua te ju informoj se sot, ne zyren e prodekanit te Fakultetit te Arteve, jam sulmuar fizikisht nga nje profesor me marredhenie te rregullt pune qe quhet prof. asoc. Mehmet Behluli. Fale zotit qe jam megjithate person gjakftohte.

Ky eshte niveli me i ulet ne te cilin mund te bie nje institucion publik i edukimit, e aq me teper nje Fakultet i Arteve.

Ky institucion ka rene nen cdo nivel etik, prandaj kjo leter eshte doreheqja ime e parevokueshme nga Universiteti i Prishtines – Fakulteti i Arteve.

Mendoj se Universiteti publik i Prishtines “Hasan Prishtina” eshte pjese shume e rendesishme e ekosistemit shteteror te Kosoves dhe me dhimbje te madhe mendoj se kete ekosistem e kemi c’kerdhy, prandaj shpresoj se profesoret do t’i harrojne interesat personale dhe te mendojne dhe punojne per femijet dhe te ardhmen e ketij vendi.

Me respekt,

Alban Nimani

/MESAZHI/

Exit mobile version