Sveçla kërkon që kryesit e sulmeve ndaj personave zyrtarë në veri të vihen para drejtësisë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është deklaruar pas operacionit policor në rajonin e Prishtinës, Pejës, Mitrovicës së Jugut dhe Mitrovicës së Veriut kundër kontrabandës me mallra.

Sveçla në një konferencë për media tha se tetë zyrtarë policorë janë lënduar si pasojë e tensionimit të situatës në veri të Mitrovicës teksa ka kërkuar nga autoritetet zyrtare që kryesit e sulmeve ndaj personave zyrtarë të vihen para drejtësisë, njofton Klankosova.tv.

”Kosova sfidohet seriozisht nga krimi, institucionet tona janë të angazhuara të sigurojnë një ambient të qetë”.

”Aksioni i sotëm rezultoi i suksesshëm me konfiskim të mallrave dhe arrestim të kontrabanduesve të tyre e asnjëherë ndaj qytetarëve të tjerë. Tashmë keni informata se janë tetë zyrtarë policorë të lënduar, ftoj institucionet përgjegjëse të reagojnë karshi atyre që sulmuan zyrtarë”, deklaroi ministri Sveçla.