Komunitet shembullor që vlerësohet nga zyrtarë vendas, por shahet psikopatisht nga një shqiptar
Në kulmin e një shfrimi psikopatik antiislam nga gazetari Enver Robelli, ambasadori shqiptar në Zvicër Ermal Dredha është takuar me dy imamë të njohur atje, në Lozanë, Fehim Abazi nga Gjilani dhe Besim Nuzi nga Tirana, ish-imam në Vorë.
Shkruhet mbi këtë takim:
“Në një atmosferë të ngrohtë dhe vëllazërore, Fehim ef. Abazi, imam në Qendrën Shqiptare për Integrim, Kulturë dhe Religjion në Lozanë, dhe dr. Besim ef. Nuzi, imam në xhaminë e Langenthalit, zhvilluan një vizitë pranë Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Bernë, me rastin e emërimit të ambasadorit të ri, z. Ermal Dredha.
Kjo vizitë kishte në qendër urimin dhe mbështetjen për detyrën e re që ai ka marrë, në shërbim të shtetit shqiptar dhe komunitetit në diasporë.
Gjatë takimit, të dy imamët i shprehën ambasadorit urimet më të sinqerta për suksese në misionin e tij diplomatik, duke theksuar rëndësinë e këtij roli në përfaqësimin dinjitoz të Shqipërisë dhe në forcimin e lidhjeve me bashkatdhetarët në Zvicër. Ata vunë në dukje gjithashtu rolin e komunitetit fetar në ruajtjen e vlerave morale, kulturore dhe kombëtare, si dhe gatishmërinë për bashkëpunim me institucionet shtetërore.
Ambasadori i ri falënderoi për vizitën dhe për fjalët inkurajuese, duke vlerësuar kontributin e imamëve dhe të komunitetit shqiptar në Zvicër. Ai shprehu dëshirën për të bashkëpunuar ngushtë në organizimin e aktiviteteve të përbashkëta që i shërbejnë komunitetit dhe promovojnë imazhin pozitiv të Shqipërisë jashtë vendit.
Në vijim të bisedës, u diskutuan mundësi konkrete bashkëpunimi në fusha si edukimi, kultura dhe aktivitetet humanitare, duke theksuar rëndësinë e koordinimit dhe unitetit mes institucioneve dhe komunitetit.
Në përfundim, kjo vizitë u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të një bashkëpunimi të qëndrueshëm dhe të frytshëm, duke i uruar ambasadorit të ri mbarësi dhe suksese në përmbushjen e detyrës së tij të rëndësishme”.
Kujtohet se më herët, para se të merr detyrën e ambasadorit të Shqipërisë në Zvicër, Dredha ishte kryebashkiak i Vlorës, marrë detyrën e kryemanexherit të qytetit “pikë e dobët” e Ramës pas disa viteve ambasador në Emirate. Dhe tani është sërish ambasador, në zemër të Europës, në një vend pa shumë delikatesë diplomatike, duke zëvëndësuar të penduarin për këtë post, Mustafa Nanon.
Nuk dihet nëse ky takim i tij me dy imamë në një kohë sulmi të paprecedent mbi komunitetin shqiptar musliman në Zvicër, ndërrmarë nga Enver Robelli me shkak ndërtimin e një xhamie të re në St. Gallen, është dhe një mesazh mbështeteje për këtë komunitet dhe drejtuesit muslimanë të atyshëm. Por nëse e ka bërë për këtë arsye, ky është vërtet një gjest diplomatik e atdhetar për t’u përshëndetur. Tek e fundit, kjo është ndër gjërat më të mira që duhet të bëjë një ambasador në këto rrethana, për ta merituar këtë detyrë fisnike me sfond politik.
Dy imamët e takuar prej tij janë ndër më të spikaturit e jetës islame në Zvicër, jo më pak dhe drejtuesi i Bashkësisë Islame të shqiptarëve në Zvicër, Mehas Alija, inisiator i xhamisë së re me sharm europian.
Përkundër marrive deri në marrëzi të Enver Robellit, duke sajuar në kokë e hedhur në Word realitete joekzistente të muslimanëve shqiptarë në Zvicër, si të vuante nga ndonjë sëmundje mentale e moshës së tretë, ky komunitet është ndër më shëmbullorët e të huajve në Zvicër, jo thjesht i mirëintegruar, por dhe pa asnjë kokëçarje për shtetin pedant zviceran.
Mjaft fakti që në çdo aktivitet të tyre shkojnë e përcjellin përshëndetje mirënjohjëse dhe vetë zyrtarë zviceranë, siç ka ndodhur dhe në promovimin e idesë për xhaminë e St. Gallenit pak vite më parë, ose në inaugurimin e xhamive të reja. /tesheshi
