Ballina Lajmet Kosovë Tani që ia rriti vetes rrogën, Ramushi shkon në Zvicër për pushime...

Tani që ia rriti vetes rrogën, Ramushi shkon në Zvicër për pushime (Foto)

Kryeministri Ramush Haradinaj, bashkë me bashkëshorten Anitën dhe fëmijët e tyre, udhëtuan këtë të hënë për në Cyrih të Zvicrës, për të kaluar atje pushimet dimërore.

Bashkë me ta janë parë edhe fëmijët e vëllait të Haradinajt.

Indeksonline ka siguruar një foto të shefit të ekzekutivit në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Ndryshe, Ramush Haradinaj edhe dimrin e shkuar kishte zgjedhur Zvicrën për pushime, por udhëtimi i tij ishte ndaluar në Bazel, pasi në pjesën franceze të aeroportit ishte arrestuar nga policia franceze në bazë të një urdhër arresti serb.

Exit mobile version