Ballina Lajmet Kosovë Të burgosurit i vënë flakën dhomës në Qendrën Korrektuese në Lipjan

Të burgosurit i vënë flakën dhomës në Qendrën Korrektuese në Lipjan

Është raportuar se dy të dyshuar i kanë vënë flakën njërës nga dhomat e pavilonit.

Dy të dyshuarit derisa ishin në vuajtje të dënimit i kanë vënë zjarrin  njërës nga dhomat e pavilonit në Qendrën Korrektuese në Lipjan, njofton PK, përcjell lajmi.net.

“ Është raportuar se dy të dyshuarit meshkuj K/Shqiptar, derisa ishin në vuajtje të dënimit i kanë vënë zjarrin  njërës nga dhomat e pavilonit. Njësiti i zjarrfikësve kanë lokalizuar zjarrin, ndërsa përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime në njerëz. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori”.

Exit mobile version