Të dhëna interesante: Këto thuhet se ishin automjetet më të vjedhura në Amerikë në vitin 2023?

Sipas të dhënave të reja nga National Insurance Crime Bureau (NICB), dy makina koreane bënë gjashtë nga 10 automjetet më të vjedhura në Amerikë në vitin 2023.

Madje, siç pretendohet më tej, rritja e vjedhjeve të makinave koreane ishte aq e theksuar sa “prishi” dominimin e gjatë të kamionçinave në listën e automjeteve më të vjedhura në Amerikë.

Edhe pse Chevrolet Silverado 1500 është ende një objektiv kryesor për hajdutët, ai ra nga vendi i parë në 2022 në vendin e katërt në vitin 2023, shkruajnë mediat e huaja.

Përveç automjeteve Hyundai dhe Kia dhe dy kamionçinave, Honda thuhet se ishte një tjetër prodhues tjetër i makinave që u rendit në top 10.

Është interesante se hajdutët preferuan gjithashtu sedanët e autoprodhuesit japonez, duke synuar Accord dhe Civic në numrin më të madh.

Por pavarësisht se automjetet Kia dhe Hyundai u bënë një objektiv më i spikatur për hajdutët, amerikanët nuk vodhën aq më shumë automjete në 2023 sesa një vit më parë.

Në total, vitin e kaluar u raportuan të vjedhura 1,020,729 automjete.

Edhe pse kjo është më shumë se 2022, duke vazhduar një tendencë në rritje të vjedhjeve, është vetëm rreth një për qind më shumë automjete sesa janë vjedhur vitin paraprak.

Sipas NICB, më shumë se 85 për qind e automjeteve të vjedhura në vitin 2023 u gjetën më vonë nga forcat e rendit. Prej tyre, 34 për qind u gjetën brenda një dite pasi automjeti u raportua i vjedhur.