Ballina Lajmet Kosovë Të enjten Parlamenti Evropian do të votojë përfundimisht për heqjen e vizave...

Të enjten Parlamenti Evropian do të votojë përfundimisht për heqjen e vizave për qytetaret e Kosovës

Me 23 mars është data finale kur do të votohet përfundimisht për heqjen e vizave për qytetaret e Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur, drejtori i Institutit të Kosovës për Politike Evropiane (EPIK) Demush Shasha.

Ai ka shpërndarë në Twitter agjendën e votimit që do të bëhet në Parlamentin Evropian.

Shasha këtë e kishte thënë më 15 mars edhe në emisionin “Përballje” në Telegrafi.com me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu.

Sipas tij liberalizimi i vizave për Kosovën është punë e kryer.

Kjo pasi Këshilli i Bashkimit Evropian, institucioni kryesor që e ka bllokuar procesin, e kaluar ka miratuar në lexim të parë vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Në këtë intervistë Shasha ka deklaruar se ky institucion edhe po të dojë, tani nuk ka rrugë ligjore për ta bllokuar procesin.

“Gjasat janë shumë të mëdha që çdo gjë do të finalizohet sa i përket procedurës ligjore vendimmarrëse deri në fund të muajit të ardhshëm. Dhe kjo lejon pastaj kohë të mjaftueshme që të përgatitet edhe sistemi ETIAS, por edhe në rast të mosfunksionalizimit të sistemit gjasat janë pothuajse 100 për qind që nga 1 janari i vitit 2024, qytetarët do të lëvizin lirshëm në zonën Schengen”.

“Është e pamundur në këtë fazë që procesi të bllokohet. Këshilli i Bashkimit Evropian ka qenë institucioni kryesor që e ka bllokuar procesin e liberalizimi. Këshilli javën e kaluar ka miratuar liberalizimin e tani edhe po të dojë ta bllokojë procesin nuk ka rrugë ligjore”, ka thënë ai.

Shasha tutje ka shpjeguar se i vetmi hap që ka mbetur është që Parlamenti Evropian ta miratojë rregulloren e ndryshuar./

Exit mobile version