Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Të paktën 15 nxënës humbën jetën pas shpërthimit në një shkollë të...

Të paktën 15 nxënës humbën jetën pas shpërthimit në një shkollë të Afrikës Qendrore

Të paktën 15 nxënës humbën jetën dhe shumë të tjerë u plagosën pas shpërthimit të një transformatori në Shkollën e Mesme “Barthelemy Boganda” në Bangui, kryeqytetin e Republikës së Afrikës Qendrore, transmeton Anadolu.

Sipas mediave lokale, në shkollë u përjetua panik bashkë me shpërthimin e transformatorit elektrik.

Në kohën e incidentit në objekt ndodheshin rreth 5.300 nxënës që po përgatiteshin për provimin e pranimit në universitet dhe se trazira që u shënua si pasojë e panikut shkaktoi humbje të jetëve.

Autoritetet njoftuan se të paktën 15 nxënës humbën jetën dhe se shumë njerëz të tjerë u plagosën.

Të plagosurit u transferuan në spitalet përreth dhe lidhur me ngjarjen ka nisur një hetim.

Ndërkohë vihet në dukje se hetimet e detajuara për shkakun e shpërthimit janë duke vazhduar.

Exit mobile version