Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Të paktën 15 palestinezë të vrarë në sulmet izraelite gjatë në natës...

Të paktën 15 palestinezë të vrarë në sulmet izraelite gjatë në natës në Rripin e Gazës

Të paktën 15 palestinezë janë vrarë në sulmet ajrore izraelite gjatë natës në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë palestineze të lajmeve, WAFA, avionët izraelitë kanë sulmuar dy shtëpi në Deir al-Balah në qendër të Gazës dhe lagjen Al-Manara në qytetin jugor Khan Younis.

Të vrarët janë kryesisht fëmijë, ndërsa shumë persona të tjerë janë plagosur.

Izraeli ka kryer sulme intensive ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës që nga një operacion ndërkufitar nga grupi i rezistencës palestineze, Hamas, më 7 tetor.

Të paktën 22.600 palestinezë janë vrarë që atëherë dhe 57.910 janë plagosur, sipas autoriteteve shëndetësore të Gazës. Gati 1.200 izraelitë besohet se janë vrarë në sulmin e Hamasit.

Sulmet izraelite e kanë kthyer Gazën në gërmadha, me 60 për qind të infrastrukturës të dëmtuar ose shkatërruar dhe gati 2 milionë banorë të zhvendosur, të cilët përballen me mungesë akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.

Exit mobile version