Të paktën 18 të vdekur në Rusi prej helmimit nga alkooli

Të paktën 18 persona humbën jetën pasi pinë pije alkoolike në shishe që nuk kishin etiketat përkatëse, thanë autoritetet shëndetësore ruse.

Pijet përmbanin 3-5 herë më shumë metanol nga sa lejohet.

Komiteti Hetues i Rusisë në rajonin qendror të Orenburgut tha se kishte filluar një hetim penal për ngjarjen.
Gjashtë persona janë arrestuar deri më tani të dyshuar për neglizhencë dhe prodhimin ose shitjen e mallrave që nuk plotësojnë kërkesat e sigurisë ruse.

Të gjithë viktimat ishin nga disa fshatra rreth 1.200 kilometra në juglindje të Moskës.