Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Të paktën 45 të vdekur si pasojë e rrëzimit të një avioni...

Të paktën 45 të vdekur si pasojë e rrëzimit të një avioni ushtarak në Filipine

Ministria e Mbrojtjes së Filipineve njoftoi se avioni ushtarak i tipit “C-130”, me të paktën 96 persona në bord, u rrëzua të dielën në fshatin Bangkal të qytezës Patikul teksa po përpiqej të kryente ulje në të njëjtën zonë, në ishullin Jolo të shtetit Sulu.

Zyrtarët e Forcave të Armatosura njoftuan se deri më tani janë shpëtuar 50 persona, ndërkohë që të paktën 45 të tjerë kanë humbur jetën.

Ata bënë me dije gjithashtu se personat e shpëtuar nga aksidenti janë dërguar në spital dhe se po vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit për të humburit.

Ministri i Mbrojtjes, Delfin Lorenzana, deklaroi se të gjithë udhëtarët e avionit të aksidentuar ishin personel ushtarak, përfshi këtu 3 pilotët dhe 5 punonjësit e kabinës.

“Ekipet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë të punojnë në zonën e aksidentit për të shpëtuar jetën e të mbijetuarve të tjerë”, tha në një deklaratë Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë filipinase, gjenerali Cirilito Sobejana.

Bëhet e ditur se avioni po dërgonte në vendin e detyrës oficerët e sapodiplomuar nga shkolla ushtarake. /trt-mesazhi

Exit mobile version