Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Të paktën 5 të vrarë nga sulmi i armatosur në një...

Të paktën 5 të vrarë nga sulmi i armatosur në një hotel në kryeqytetin e Somalisë

Të paktën pesë persona u vranë pasi persona të armatosur hynë në hotelin Villa Rose në Mogadishu.

Operacionet e sigurisë u zhvilluan herët të hënën për t’i dhënë fund sulmit terrorist nga Al-Shabab në hotalin Khawarij në kryeqytetin Mogadishu, tha në një deklaratë zëdhënësi i Policisë Kombëtare Sadik Dodishe.

“Shumë njerëz, përfshirë civilë dhe zyrtarë u shpëtuan. Fajtorët do të paguajnë çmimin,” tha ai.

Sipas burimeve lokale, sulmi kishte nisur me një shpërthim vetëvrasës.

Sipas Necrometrics, rreth 500,000 njerëz vlerësohet të jenë vrarë në Somali që nga fillimi i luftës civile në 1991. /mesazhi

Exit mobile version