Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Të rinjtë hoqën gëlqeren nga murali i kriminelit serb të luftës Ratko...

Të rinjtë hoqën gëlqeren nga murali i kriminelit serb të luftës Ratko Mlladiq

Disa të rinj serbë e kanë pastruar muralin e kriminelit të dënuar të luftës, ish-gjeneralit serb Ratko Mlladiq.

Ky grafit ishte vizatuar verës në kryeqytetin e Serbisë, Beograd.

Të rinjtë ishin pajisur mirë me mjete dhe të enjten në Bashkinë Vracar në Beograd e kanë pastruar grafitin e famëkeqit Mlladiq.

Ky mural ishte lyer me gëlqere, pasi ishte i përlyer me vezë nga aktivistët e të drejtave të njeriut.

Dy prej tyre ishin arrestuar nga autoritetet, që pretendonin se po ruanin rendin e qetësinë e jo grafitin.

Murali është kthyer në gjendjen e mëparshme, të nderimit të një krlmlneli të luftës që ka kryer pastrim etnik dhe gjenocid në Bosnje e Hercegovinë. /klankosova

Exit mobile version