Të shtëna me armë zjarri në Bardhosh të Prishtinës, plagosen dy persona

Dy persona janë plagosur sot në fshatin Bardhosh të Prishtinës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci tha për Telegrafin se rasti ka ndodhur rreth orës 15:30.

“Rreth orës 15:30 është pranuar informata për një rast të plagosjes me armë zjarri të ndodhur në fshatin Bardhosh të komunës së Prishtinës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, janë ngritur dyshimet se dy persona janë plagosur me armë zjarri nga persona aktualisht të panjohur”, ka thënë ai.

Borovci ka shtuar tutje se viktimat janë dërguar në QKUK për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

“Hetuesit policor kanë nisur një hetim me qëllim të sqarimit të të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin si dhe identifikimin e të dyshuarve të mundshëm”, shtoi tutje Borovci.