Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, vritet 1 person, plagosen 3 të tjerë

Një e vrarë dhe 3 të plagosur kanë mbetur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Tiranë.

Burime për Euronews bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Josif Shkëmbi”, pranë zonës së Don Boskos, ku banakierja e një lokali ka mbetur e vdekur.

Si pasojë e të shtënave me armë zjarri tip kallashnikov janë plagosur dhe tre persona të tjerë identiteti i të cilëve nuk bëhet me dije.