Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Të vaksinuarit udhëtojnë lirshëm në BE nga 2022, lajmëroi komisionerja Jonhansson

Të vaksinuarit udhëtojnë lirshëm në BE nga 2022, lajmëroi komisionerja Jonhansson

Ylva Jonhansson

Të gjithë qytetarët e vaksinuar mund të udhëtojnë në Bashkimin Evropian pa kufizime, duke filluar nga viti 2022.

Kështu informoi Komisionerja Evropiane për Punë të Brendshme Ylva Jonhansson, gjatë një konferencë për shtyp.

Kushti i vetëm për të udhëtuar lirisht është që vaksinat e bëra të jenë të njohura nga BE. Ndërsa ata që kanë bërë vaksina që nuk janë të njohura nga BE, por i njeh OBSH, duhet të bëjnë edhe një test PCR.
Gjithashtu, test PCR nevojitet edhe për personat që e kanë kaluar virusin.

Deri më tani, ishte në dorën e vetë shteteve të unionit për të përcaktuar politikat e tyre në lidhje me hyrjet nga vende të tjera që janë apo nuk janë pjesë e BE-së. /euronews

Exit mobile version