Funksionaliteti është ende larg debutimit në pajisjet Android por Google ka filluar ta bëjë të disponueshëm për zhvilluesit.
Së shpejti nuk do të keni probleme të lexoni kode QR në telefonin tuaj Android. Google po punon në një skaner të ri i cili automatikisht identifikon një kod QR në aplikacionin e kamerës, zmadhon në të dhe e lexon.
Funksionaliteti është ende larg debutimit në pajisjet Android por Google ka filluar ta bëjë të disponueshëm për zhvilluesit.
Specifikisht API e skanimit të kodeve QR është përditësuar nga Google me aftësinë e re. Funksionon me aplikacionin QR Code Canner të Google por mund të implementohet edhe në aplikacione të tjera.
Nëse zhvilluesit implementojnë API code scanner, përdoruesit nuk kanë pse ti japin leje të kamerës. API përdor machine learning në pajisje për interpretimin e kodeve QR.
Nuk dihet sesa efektive ka për të qenë funksionaliteti i ri në smartfonët Android ma kamera jo cilësore apo nëse do të mbërrijë tek pajisje të tjera përveç Google Pixel.
