Tërmet në Greqi

Një tërmet ka ndodhur në Greqi me magnitudë 4.1 të shkallës Rihter me epiqendër në Kyparissia, Peloponez.

Lëkundja është regjistruar në orën 21:33 minuta të së premtes mbrëma. Epiqendra u raportua 25 kilometra në jugperëndim të Kyparissias.

Thellësia e tërmetit është vlerësuar në 22.9 kilometra.

Mediat greke nuk raportojnë për dëme materiale. /klankosova