Një tërmet i fuqishëm goditi Bosnjën & Hercegovinën mbrëmjen e së premtes. Sipas raportimeve, tërmeti ishte me magnitudë 6.0.
Sipas Oslobodjenje, shumë qytetarë në qytetin e Mostarit kanë dalë nga shtëpitë e tyre pas tërmetit. Raportohet gjithashtu edhe për dëme materiale.
Policia dhe zjarrfikësit janë parë në vendngjarje, ndërsa disa vendbanime patën probleme me energji elektrike.
Lëkundjet janë ndier në të gjithë rajonin, përfshirë edhe Kosovën.
https://youtu.be/VHURsS-12SQ