Tërmeti tragjik me mbi 1 mijë viktima, talebanët bëjnë thirrje për ndihmë ndërkombëtare

Talebanët në Afganistan kanë bërë thirrje për mbështetje ndërkombëtare, pasi vendi po përballet me pasojat e tërmetit shkatërrues me magnitudë 6.1 ballë që goditi vendin dhe që shkaktoi mbi 1 mijë viktima dhe të paktën 1500 janë plagosur.

Afganistani është në mes të një krize humanitare dhe ekonomike, dhe Abdul Qahar Balkhi, një zyrtar i lartë i talebanëve, tha se qeveria ishte “e paaftë financiarisht të ndihmojë njerëzit në masën që është e nevojshme”.

Agjencitë e ndihmës, vendet fqinje dhe fuqitë botërore po ndihmojnë, tha ai, por “ndihma duhet të rritet në një masë shumë të madhe, sepse ky është një tërmet shkatërrues që nuk është përjetuar në dekada”

Kreu i Kombeve të Bashkuara, António Guterres tha se agjencia ishte “mobilizuar plotësisht” për katastrofën. Ekipet shëndetësore, furnizimet mjekësore, ushqimi dhe strehimoret e urgjencës ishin rrugës për në zonën e tërmetit, thanë zyrtarët e OKB-së.

Tërmeti ra një ditë më parë rreth 44 km nga qyteti i Khost dhe lëkundjet u ndjenë deri në Pakistan dhe Indi.

Një numër i panjohur njerëzish janë varrosur në rrënojat e shtëpive të rrënuara, shpesh të ndërtuara nga balta.