Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Termocentralet me qymyr rifillojnë punën për shkak të krizës energjetike

Termocentralet me qymyr rifillojnë punën për shkak të krizës energjetike

Franca do të vendosë sërish në punë sot një termocentral me qymyr, në verilindje të Saint-Avoldit, për shkak të krizës energjetike dhe dështimit të shumë termocentraleve bërthamore.

Termocentrali ”Emile-Huchet” u hoq nga rrjeti në fund të marsit.

Tani, ai do të prodhojë sërish energji, vendosi Ministria Franceze e Energjisë, por fillimisht funksionimi i tij do të kufizohet deri në fund të vitit 2023.

Rreth 70 punonjës që u pushuan nga puna pranuan të kthehen në punët e tyre me rritje pagash.

Përveç ”Emile-Huchet”, termocentrali ”Cordemais” në Francën Perëndimore është i vetmi central tjetër me qymyr ende aktiv në vend.

Përpara mbylljes së tij, termocentrali ”Emile-Huchet” kishte djegur qymyr të importuar nga Rusia për të mbuluar nevojat për energji elektrike.

Tani qymyri do të sillet kryesisht nga Kolumbia, SHBA dhe Afrika e Jugut.

Franca është në rrezik të mbetet pa energji elektrike këtë dimër, sepse gjysma e 56 termocentraleve të saj bërthamore janë jashtë rrjetit për mirëmbajtje dhe inspektime.

Qeveria i ka bërë presion kompanisë së energjisë elektrike EDF që të gjithë reaktorët të funksionojnë deri në dimër, por mbetet e hapur nëse kjo do të jetë e mundur.

”Ambientalistët kanë protestuar tashmë disa herë kundër rifillimit të termocentralit”, raportoi gazeta ”Le Républicain Lorrain”.

Exit mobile version