Tesla mbetet prodhuesi numër një në SHBA i makinave elektrike dhe një dokument i brendshëm zbuloi 479700 makina të ndërtuara në tre mujorin e dytë ku 466140 prej tyre janë shitur tashmë.
Përmes një njoftimi surprizë gjatë telefonatës së tre mujorit të dytë të 2023 me investitorët, shefi i Tesla Elon Musk zbuloi planet e kompanisë për licencimin e sistemit të saj plotësisht autonome për prodhuesit e tjerë të makinave.
“Jemi të hapur të licencojmë softuerin dhe harduerin tonë tek prodhuesit e tjerë të makinave,” tha Musk, “dhe jemi aktualisht në diskutime me disa prodhues të mëdhenj që duan të përdorin Tesla FSD (Full Self-Driving).
Tesla mbetet prodhuesi numër një në SHBA i makinave elektrike dhe një dokument i brendshëm zbuloi 479700 makina të ndërtuara në tre mujorin e dytë ku 466140 prej tyre janë shitur tashmë.
Bëhet fjalë për një rritje vjetor me 87 përqind. Gjatë telefonatës Musk tha se në tre mujorin e parë të vitit, Model Y u bë makina më e shitur në SHBA.
Tesla pushtoi titujt e lajmeve në tre mujorin e dytë pasi ofroi dizajnin e portave të saj të karikimit për pjesën tjetër të industrisë. Mercedes, Volvo, Rivian, Ford dhe GM do të përdorin këtë dizajn për modelet e tyre Amerikane duke filluar nga viti i ardhshëm.
Kapaciteti i karikuesve të Tesla është rritur ndjeshëm me një total prej 48082 karikues në mbarë botën.