Tesla Model Y ishte makina më e shitur në botë në tremujorin e parë, bëhet vetura e parë elektrike në histori që arrin ta bëjë këtë

Tesla Model Y ishte makina më e shitur në botë në tremujorin e parë të 2023, duke shënuar herën e parë ndonjëherë që një veturë elektrike e arrin këtë gjë, sipas JATO Dynamics.

Shitjet e Model Y janë rritur në mbarë botën gjatë viteve të fundit, duke e vendosur makinën në trajektoren për t’u bërë vetura më e shitur në botë.

Arritja u parashikua fillimisht edhe përpara se makina të dilte në treg, pasi Tesla mendonte se vetura në fjalë mund të kishte kërkesë prej deri në një milion njësive në vit, raporton electrek.

Ishte një qëllim ambicioz në atë kohë, me shumë që e konsideronin atë një shembull tjetër të një parashikimi “optimist” të Tesla-s, por vitin e kaluar Tesla tha se Model Y ishte në rrugën e duhur për t’u bërë makina më e shitur në botë në 2023.

Vitin e kaluar, Model Y ishte automjeti më i shitur në Evropë dhe Kaliforni, i katërti më i shitur në Kinë, pavarësisht shijeve të ndryshme të Kinës dhe disponueshmërisë së modelit në krahasim me pjesën tjetër të botës, dhe ishte në listën e dhjetë të parave të SHBA, por shumë prapa disa kamionçinave dhe SUV-ve. Këto performanca e bënë atë makinën e tretë më të shitur në mbarë botën.

Por tani, duket se parashikimi numër 1 i shitjeve të Tesla-s është realizuar. Modeli Y ka rrëzuar Toyota Corolla si makina më e shitur në botë në tremujorin e parë dhe duket se mund ta ruajë këtë pozicion për të gjithë vitin.

Dhe duke pasur parasysh uljet masive të çmimeve të Tesla-s këtë vit për Model Y, kjo me siguri do ta bëjë makinën të qasshme për më shumë njerëz në krahasim me vitin 2022.

Në të vërtetë, shitjet e Model Y tashmë janë në rritje krahasuar me vitin e kaluar. Në vitin 2022, Tesla kishte dy nga dhjetë makinat më të mira në botë, me Model Y që arriti 759 mijë shitje.