Tetë lojtarët që mund të largohen nga Manchester Unitedi nëse Jose Mourinho qëndron

Ka qenë fundjavë e trazuar për Manchester Unitedit, por që disa gjërat u stabilizuan.

Arritja e gjysmëfinaleve të FA Kupës pas fitores ndaj Brighton, ka larguar paksa frymën e keqe që ishte pas eliminim të Ligës së Kampionëve.

Por në verë mund të ketë largime të shumta të lojtarëve që nuk trajtohen mirë.

Një numër lojtarësh thuhet se janë të pakënaqur me metodat e Jose Mourinhos dhe trajtimi i tij i fundit ndaj Luke Shaë, ka bërë që ata ta mendojnë të ardhmen në Old Trafford, shkruan Daily Mirror.

Lojtarët në krye të listës janë: Chris Smalling, Daley Blind, Anthony Martial dhe Matteo Darmian.

Po ashtu në listë janë Juan Mata dhe Ander Herrera.

Juan Mata, Paul Pogba dhe Zlatan Ibrahimovic në aksion (/Getty Images)

Marouane Fellaini mbetet pa kontratë dhe mund të largohet drejt Turqisë.

Nëse këta tetë emra janë në pikëpyetje, atëherë dy do të largohen sigurt.

Fellaini duke festuar një gol me Manchester Unitedin (Foto / Getty Images)

Bëhet fjalë për Michael Carrick që pritet të pensionohet dhe Zlatan Ibrahimoviqin që do të largohet drejt MLS-së.