Ballina Arritje Teknologji Themeluesi i Ethereum Vitalik Buterin tregon sesi i mbron kriptoasetet e tij

Themeluesi i Ethereum Vitalik Buterin tregon sesi i mbron kriptoasetet e tij

Duke argumentuar, Buterin tha se ai mban 90 përqind të fondeve të tij kripto në një portofol multisig në Safe Wallet.

Themeluesi i Ethereum Vitalik Buterin këshilloi njerëzit që të decentralizojnë sigurinë e tyre gjatë një diskutimi lidhur me përdorimin e portofolëve “të ftohtë.”

Duke argumentuar, Buterin tha se ai mban 90 përqind të fondeve të tij kripto në një portofol multisig në Safe Wallet.

“M-of-N, disa çelësa mbajtur nga ju, pjesa tjetër nga njerëz që ju besoni,” shkruante ai. “Mos zbuloni se kush janë ato njerëz, as me njëri-tjetrin.”

Me “m-of-n” Buterin ju referohet një prej mënyrave të multisig ose “multi-signature” me të cilat konfigurohen portofolët.

 

Variabla e parë nënkupton minimumin e nënshkrimeve që nevojiten për aprovimin e një kontrate, shpenzimi apo transferimi i fondeve nga një portofol. Variabla e dytë nënkupton numrin e nënshkrimeve të mundshme që ekzistojnë për portofolin.

Biseda nisi pasi një zhvillues dhe hulumtues me pseudonimin oxkofi në Twitter këshilloi tregtuesit e kriptoaseteve që të investonin në portofolë të “ftohtë.”

“Portofoli juaj harduerik do të jetë një këshjellë,” shkruante Kofi. “Kështu mund të flini rehat natën.”

Aty ndërhyri Buterin duke thënë se ai përpiqet të mos jetë vetë pika e dështimit të sigurisë së aseteve të tij.

Exit mobile version