Ballina Arritje Teknologji TikTok po planifikon bonuse më të mëdha gjatë vitit 2026, pasi synon...

TikTok po planifikon bonuse më të mëdha gjatë vitit 2026, pasi synon të mbajë talentët më të mirë

ByteDance, kompania mëmë e TikTok, planifikon të rrisë ndjeshëm shpenzimet për stafin me performancë të lartë në vitin 2026, sipas një memoje të brendshme të siguruar nga Business Insider.

Kompania synon të shpenzojë rreth 50% më shumë globalisht për bonuse dhe rritje pagash për punonjësit më të vlerësuar, me qëllim mbajtjen dhe tërheqjen e talenteve.

Përfitimet nuk do të jenë për të gjithë, por vetëm për ata që kalojnë pragje të caktuara në vlerësimet vjetore të performancës.

ByteDance njoftoi gjithashtu se do të investojë 35% më shumë në bonuse për punonjësit që përmbushin ose tejkalojnë pritshmëritë.

Një pjesë më e madhe e shpërblimeve do të jepet në para të gatshme, ndërsa periudha e “vesting”-ut për aksionet do të shkurtohet nga katër në tre vjet.

Paralelisht, kompania do të ristrukturojë pozicionet e punës në 10 nivele të reja dhe do të vendosë standarde më të larta performance.

Këto masa vijnë në një moment ndryshimesh për TikTok, teksa një pjesë e biznesit në SHBA pritet të ndahet në një sipërmarrje të përbashkët me investitorë të rinj.

Exit mobile version