Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Tragjedi detare afër Dubrovnikut, dy të vdekur dhe pesë të zhdukur

Tragjedi detare afër Dubrovnikut, dy të vdekur dhe pesë të zhdukur

Dy persona kanë vdekur, dy të tjerë janë lënduar, ndërsa 5 të tjerë konsiderohen të zhdukur në ujërat e akuatoriumit të Dubrovnikut, njofton agjencia e lajmeve INA.

Të zhdukurit po kërkohen në kanalin Koloccep në afërsi të Dubrovnikut. Mësohet se viktimat dhe të zhdukurit janë përplasur anija e Kapitenerisë së Dubrovnikut dhe një gomone në të cilën kanë qënë 9 persona- punëtor hotelierik që këtheheshin nga puna.

Në komunikatën e Ministrisë së transportit, infrastrukturës dhe detarisë së Kroacisë, bëhet e ditur se anija zyrtare e Kapitenerisë së Dubrovnikut “Dançe”, ditën e martë, më 25 prill, rreth orës 21.20 minuta, është përplasur në kanalin Koloçep, me një gomone me targa të panjohura, në të cilën kanë qënë 9 punëtorë hotelierik, shtetas kroat, të cilët po ktheheshin nga puna.

Anija e Kapitenerisë është nisur për ndihmë dhe transport urgjent mjekësor
Tragjedia detare ka ndodhur në momentin kur anija zyrtare e Kapitenerisë së Dubrovnikut është nisur në një akcion urgjent mjekësor, për të transportuar një pacient të sëmurë në ishullin Mlet. Me atë rast është përplasur me gomonen e pa ndriçuar, pa drita sinjalizimi, dhe drita navigacioni, që as radari nuk e ka regjistruar, në të ciliën kanë qënë 9 persona. Dy veta kanë gjetur vdekjen, dy të tjerë janë hospitalizuar në spitalin e Dubrovnikut, ndërsa 5 persona janë zhdukur dhe janë në kërkim intensive- ka deklaruar kapiteni i Kapitenerisë së Dubrovnikut Mato Kerkez.

Exit mobile version