Tragjedi në një familje nga Deçani, nëna me të birin njëvjeçar mbyten në pishinë

Nëna bashkë me djalin e saj nga Deçani kanë vdekur, në një rast ku sipas raportimeve të medieve lokale thuhet se djali kishte rënë në pishinë dhe nëna kishte hyrë për ta shpëtuar.

Vdekjen e tyre e ka bërë ditur kryetari Deçanit, Bashkim Ramosaj.

“Elzina dhe Elon u prehshi në paqe!Na e keni vrarë zemrën sot! Lagjes sonë ka me i mungu buzëqeshja e mirësia jote Elzina Halit Ramosaj dhe birit tënd Elonit!Lamtumirë jetimja e buzëqeshur e lagjes sonë!”, ka shkruar ai.

Nga Policia e Kosovës ende nuk kanë dhënë detaje për rastin. Teve1.info ka dërguar pyetje në polici edhe është në pritje të informacioneve shtesë.