Ballina Lajmet Kosovë Tragjedi në një familje nga Deçani, nëna me të birin njëvjeçar mbyten...

Tragjedi në një familje nga Deçani, nëna me të birin njëvjeçar mbyten në pishinë

Nëna bashkë me djalin e saj nga Deçani kanë vdekur, në një rast ku sipas raportimeve të medieve lokale thuhet se djali kishte rënë në pishinë dhe nëna kishte hyrë për ta shpëtuar.

Vdekjen e tyre e ka bërë ditur kryetari Deçanit, Bashkim Ramosaj.

“Elzina dhe Elon u prehshi në paqe!Na e keni vrarë zemrën sot! Lagjes sonë ka me i mungu buzëqeshja e mirësia jote Elzina Halit Ramosaj dhe birit tënd Elonit!Lamtumirë jetimja e buzëqeshur e lagjes sonë!”, ka shkruar ai.

Nga Policia e Kosovës ende nuk kanë dhënë detaje për rastin. Teve1.info ka dërguar pyetje në polici edhe është në pritje të informacioneve shtesë.

Exit mobile version