Tre persona, mes tyre dy fëmijë, janë vrarë të premten në mbrëmje nga zjarri i forcave izraelite në lindje të qytetit të Gazës.
Sipas raportimeve nga terreni, forcat izraelite kanë hapur zjarr ndaj një grupi qytetarësh pranë rrugës Mushtaha, në lagjen Shujaiya, në lindje të qytetit të Gazës.
Si pasojë e të shtënave, tre persona humbën jetën në vendngjarje, ndërsa mes viktimave raportohet se janë edhe dy fëmijë.
Ngjarja është një tjetër incident në vazhdën e përshkallëzimit të dhunës në Rripin e Gazës. /mesazhi
