Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Tre të vrarë në Rripin e Gazës nga zjarri i forcave izraelite...

Tre të vrarë në Rripin e Gazës nga zjarri i forcave izraelite të hënën

Tre palestinezë janë vrarë të hënën në Rripin e Gazës nga zjarri i forcave izraelite, bëjnë të ditur burime mjekësore.

Një i ri u vra mbrëmjen e së hënës nga plumbat e forcave izraelite jashtë zonave të dislokimit të tyre në Jabalia, në veri të Rripit të Gazës. Me këtë rast, numri i të vrarëve që nga mëngjesi i së ëhënës ka shkuar në tre.

Sipas burimeve mjekësore, viktimat janë: Muhamed Abed nga Jabalia al-Balad, Muhamed Khaled Abd al-Munim nga lagjja Al-Tuffah në lindje të qytetit të Gazës dhe Mexhdi Nofal nga kampi i refugjatëve Al-Bureij në qendër të Rripit.

Të njëjtat burime njoftojnë se një numër viktimash ende ndodhen nën rrënoja dhe në rrugë, ndërsa ekipet e ambulancës dhe shpëtimit nuk kanë mundur të arrijnë tek ta deri tani.

Bilanci i përgjithshëm i ofensivës izraelite në Rripin e Gazës ka arritur në 71.660 të vrarë dhe 171.419 të plagosur që nga fillimi i sulmeve më 7 tetor 2023.

Sipas burimeve mjekësore, që nga shpallja e armëpushimit më 11 tetor të vitit të kaluar, janë vrarë gjithsej 486 persona dhe janë regjistruar 1.341 të plagosur, ndërsa gjatë së njëjtës periudhë janë nxjerrë nga rrënojat 714 trupa. /mesazhi

Exit mobile version