Trend i rritjes së sëmundjeve malinje në Kosovë, këto ditë edhe mungesë të terapisë

Gjate vitit 2020 në Klinikën e Onkologjisë janë regjistruar rreth 1.370 raste të reja të të sëmurëve me tumore solide te të rriturit. Ky numër është për 15% me pak se viti 2019, si rezulltat i vonesave diagnostike gjatë kohës së pandemisë.

Sipas SHSKUK-së, ekziston një trend i rritjes së sëmundjeve malinje për 3-5% edhe në Kosovë, sikurse në vendet e rajonit.

“Brenda ditës në Klinikën e Onkologjise marrin shërbim rreth 280- 300 pacientë në ditë, dhe kjo 140-180 në shërbimin e kemioterapisë dhe 60-75 ne shërbimin e radioterapisë. Ekziston nje trend i rritjes së semundjeve malinje për 3-5 % edhe në Kosovë, sikurse në vendet e rajonit dhe botës”, thuhet në përgjigjen e SHSKUK-së.

Ndërkaq, bëhet me dije se furnizimi me terapi sa u përket sëmundjeve malinje, këto ditë ka vonesa të disa produkteve.

“Furnizimi me barna gjatë vitit paraprak ka qenë stabil, kurse kemi pak vonesa këto ditë me furnizim për disa produkte”.

Ndërkohë që bëhet me dije se gjatë muajve në vazhdim pritet të instalohet aparati i ri për rrezatim, ku pacientet do të ken mundësi të rrezatohen me teknikat e reja siç eshte IMRT teknika, Com beam CT, WMAT,etj.

Ndryshe, Klinika e Onkologjisë ofron sherbime ambulantore te mjekimit ditor të të sëmureve me kancer te të gjitha lokalizimeve te të rriturit, ku perfshifet dhënia e kemioterapisë, target terapisë- terapi biologjike, imunoterapi, mjekim me rreze me qëllim kurativ dhe paliativ si edhe inovitet është se nga ky vit për herë të parë në Kosovë bëhet mjekimi me rrezatim të brenshem të quajtur Brahiterapi, sidomos per organet gjenitale të femrave në fillim.