Sindikalistët i japin Ismailit tri javë afat për furnizimin me barna, ose do të hyjnë në grevë
Në spitalet e Kosovës po mungon pothuajse gjithçka që mundëson funksionimin normal të shërbimeve.
Mungojnë fashat, shiringat e shumë lloje të barnave. Herë pas here mungojnë edhe një pjesë e anestetikëve që janë elementare për operacione.
Si pasojë vetëm ditët e fundit janë anuluar planet operative në disa klinika, shkruan sot Koha Ditore.
