Zyra e kryeministrit izraelit ka bërë të ditur se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka ftuar kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, në një takim në Shtëpinë e Bardhë “në të ardhmen e afërt”, transmeton Anadolu.
Zyra e Netanyahut tha se të dy liderët biseduan në telefon dhe theksuan “rëndësinë dhe detyrimin e çarmatosjes së Hamasit, çmilitarizimin e Rripit të Gazës, si dhe zgjerimin e marrëveshjes së paqes”.
Sipas zyrës së kryeministrit, Trump e ftoi Netanyahun në një takim në Shtëpinë e Bardhë “në të ardhmen e afërt”, pa dhënë një datë specifike.
Deri më tani nuk ka ndonjë konfirmim nga Shtëpia e Bardhë.
Transmetuesi publik izraelit KAN tha se telefonata u zhvillua mes përpjekjeve të SHBA-së për të lehtësuar tensionet midis Izraelit dhe Rusisë.
