Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Trump: Hebrenjtë amerikanë nuk e duan Izraelin ose nuk brengosen për të

Trump: Hebrenjtë amerikanë nuk e duan Izraelin ose nuk brengosen për të

Hebrenjtë amerikanë nuk brengosen për Izraelin, kurse faji qëndron në tendencën e tyre për të votuar demokratët, deklaroi ish-presidenti amerikan Donald Trump në një intervistë të publikuar së fundmi, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Hebrenjtë në Shtetet e Bashkuara ose nuk e duan Izraelin ose nuk brengosen për të”, tha Trump.

Ai gjithashtu pretendoi se Izraeli dikur kishte “pushtet absolut mbi Kongresin e SHBA-së”.

Në vitin 2019, Trump u ankua gjithashtu për hebrenjtë amerikanë që mbështesin demokratët.

Sondazhet tregojnë se shumica e hebrenjve amerikanë votojnë për demokratët.

“Duhet të jem i sinqertë, kjo që po ndodh është një gjë shumë e rrezikshme”, shtoi Trump. /aa

Exit mobile version