Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kërcënoi se do të vendosë tarifa prej 100 për qind ndaj të gjitha mallrave kanadeze që hyjnë në Amerikë, nëse Otava arrin një marrëveshje tregtare me Pekinin, transmeton Anadolu.
“Nëse Kanadaja bën marrëveshje me Kinën, ajo do të goditet menjëherë me një tarifë prej 100 për qind ndaj të gjitha mallrave dhe produkteve kanadeze që hyjnë në SHBA”, shkroi Trump në platformën e tij “Truth Social”.
Presidenti amerikan e quajti kryeministrin Mark Carney “guvernator” dhe tha se ai do të ishte “thellësisht i gabuar” nëse do të lejonte që Kanadaja të shndërrohej në një “port shkarkimi” për produktet kineze të destinuara për tregun amerikan.
Ai parashikoi pasoja të rënda për Kanadanë nga afrimi i lidhjeve ekonomike me Pekinin dhe tha: “Kina do ta gëlltisë Kanadanë të gjallë, do ta përpijë plotësisht, përfshirë shkatërrimin e bizneseve të saj, strukturës shoqërore dhe mënyrës së përgjithshme të jetesës”.
