Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se lufta në Rripin e Gazës ka marrë fund dhe se armëpushimi “do të qëndrojë në fuqi”.
“Lufta ka mbaruar. E kuptuat?” u tha ai gazetarëve kur u pyet nëse ishte i bindur që konflikti mes Izraelit dhe Hamasit kishte përfunduar.
Trump shtoi se do të krijohet “një bord paqeje” për Gazën, të cilën ai e përshkroi si “një vend i shkatërruar”. Presidenti amerikan pritet të vizitojë Izraelin dhe Egjiptin për të festuar marrëveshjen e paqes. /mesazhi




