Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Trump: SHBA-ja dhe Izraeli nuk janë dakord “100 për qind” për Bregun...

Trump: SHBA-ja dhe Izraeli nuk janë dakord “100 për qind” për Bregun Perëndimor

U.S. President Donald Trump points his finger towards Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu as they shake hands during a press conference in Palm Beach, Florida, US, December 29, 2025 [Jonathan Ernst/ Reuters]

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se SHBA-ja dhe Izraeli nuk janë dakord “100 për qind” për Bregun Perëndimor, por se në fund do të arrijnë në një përfundim, transmeton Anadolu.

“Për Bregun Perëndimor kam pasur një diskutim, një diskutim të madh, për një kohë të gjatë dhe nuk do të thosha se jemi dakord 100 për qind për Bregun Perëndimor, por do të arrijmë në një përfundim”, tha Trump i pyetur nëse është i shqetësuar për dhunën e kolonëve izraelitë në Bregun Perëndimor dhe nëse i ka përcjellë një mesazh kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, lidhur me territorin e pushtuar.

“Do të njoftohet në një kohë të përshtatshme, por ai do të bëjë gjënë e duhur”, tha Trump, duke iu referuar Netanyahut, icili po qëndronte pranë tij gjatë një konference të përbashkët për media pas takimit të tyre në rezistencën e tij Mar-a-Lago në Florida.

Që nga tetori i vitit 2023, sipas të dhënave palestineze, forcat izraelite dhe kolonët e paligjshëm kanë vrarë të paktën 1.103 palestinezë në Bregun Perëndimor, përfshirë në Kudsin Lindor, kanë plagosur pothuajse 11 mijë të tjerë dhe kanë arrestuar rreth 21 mijë.

Në një opinion historik korrikun e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e shpalli të paligjshëm pushtimin izraelit të territoreve palestineze dhe bëri thirrje për evakuimin e të gjitha vendbanimeve në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor.

Exit mobile version