Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Trump: SHBA-ja do të tërhiqet nga Marrëveshja e Parisit për Klimën

Trump: SHBA-ja do të tërhiqet nga Marrëveshja e Parisit për Klimën

Presidenti amerikan Donald Trump tha sot se SHBA-ja do të tërhiqet nga Marrëveshja e Parisit për Klimën, transmeton Anadolu.

Faqja e internetit e Shtëpisë së Bardhë konfirmoi tërheqjen nën “Prioritetet e para të Presidentit Trump për Amerikën”, duke thënë se “Presidenti Trump do të tërhiqet nga Marrëveshja e Parisit për Klimën”.

Trump në vitin 2019 tërhoqi SHBA-në nga marrëveshja për klimën, e cila sanksionon objektivat e OKB-së për klimën.

Presidenti Joe Biden e riktheu shpejt marrëveshjen në ditën e tij të parë në detyrë, një veprim që Trump tani mund ta ndryshojë.

“Wall Street Journal” tha se urdhri për tërheqjen tashmë është shkruar dhe pret nënshkrimin e Trumpit më vonë të hënën.

Kjo do të ishte pjesë e përpjekjeve të presidentit për të përmbysur agjendin klimatike të pasuesit të tij. Ai gjithashtu ka të ngjarë të anulojë standardet federale të ndotjes për automjetet e reja që synojnë të nxisin prodhuesit e automjeteve për të ndërtuar automjete elektrike dhe hibride dhe për të zgjeruar prodhimin e karburanteve fosile.

Në terma afatgjatë, Trump mund të kërkojë të zvogëlojë prodhimin e burimeve të rinovueshme të energjisë, duke përfshirë fermat e erës, të cilat ai i ka tallur vazhdimisht për një sërë arsyesh, duke i quajtur ato “një fatkeqësi ekonomike dhe mjedisore”.

Trump u betua më herët për të filluar mandatin e tij të dytë.

Exit mobile version