Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se “tani kemi kontroll të plotë dhe total mbi qiellin e Iranit”, ndonëse nuk ka pasur njoftime zyrtare për përfshirje të drejtpërdrejtë të forcave amerikane në luftime.
“Nuk është krahasim. Irani kishte pajisje të mira mbrojtëse ajrore dhe teknologji ndjekjeje, por ato nuk mund të maten me pajisjet amerikane, të prodhuara dhe të dizajnuara këtu. Askush nuk e bën më mirë se SHBA-ja,” shkroi Trump në një postim në rrjetet sociale.
Nuk është e qartë se kush përfshihet në “ne” në deklaratën e tij, pasi autoritetet ushtarake amerikane nuk kanë dhënë ndonjë konfirmim për kontroll ajror mbi territorin iranian. /mesazhi
