Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Trump: Video-lojrat fajtore për masakrat në shkollat amerikane

Trump: Video-lojrat fajtore për masakrat në shkollat amerikane

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka premtuar se do të “bëjë diçka” në lidhje me dhunën në video-lojrat dhe filmat që shikohen nga të rinjtë.

Në një takim në Shtëpinë e Bardhë mbi sigurinë në shkolla, Presidenti Trump tha se ekspozimi ndaj dhunës nëpërmjet video-lojrave po ndikon për keq në trurin e adoleshentëve.

“Po dëgjoj gjithmonë e më shumë njerëz që thonë se niveli i dhunës në video-lojra është i tepërt dhe nuk i bën mirë njerëzve”, deklaroi Trump, i cili nuk tha me saktësi se çfarë kë ndërmend të bëjë.

Ky takim erdhi rreth një javë pas masakrës në një shkollë të Floridës, ku vdiqën 17 persona.

Exit mobile version