Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, të shtunën ka urdhëruar fillimin e sulmeve ajrore kundër grupit Houthi në Jemen, pasi ata sulmuan anijet transportuese të mallrave në Detin e Kuq.
“Ferri do të bjerë mbi ju”, u ka thënë Trumpi Houthive, nëse nuk ndalin sulmet, ka raportuar agjencia e lajmeve “Reuters”.
Trumpi gjithashtu ka paralajmëruar Iranin, mbështetësin kryesor të grupit, se duhet të ndalojë menjëherë mbështetjen e tij. Ai ka deklaruar se nëse Irani kërcënon SHBA-në, “Amerika do ta mbajë përgjegjës plotësisht”.
Houthit kanë kryer më shumë se 100 sulme ndaj anijeve transportuese që nga nëntori i vitit 2023, në solidaritet me palestinezët për shkak të luftës së Izraelit ndaj tyre.