Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Tubim në Birmingham, kërkohet ndalimi i Izraelit nga futbolli përpara ndeshjes Aston...

Tubim në Birmingham, kërkohet ndalimi i Izraelit nga futbolli përpara ndeshjes Aston Villa-Maccabi

Mijëra demonstrues u mblodhën jashtë stadiumit Villa Park në Birmingham, duke kërkuar përjashtimin e Izraelit nga futbolli ndërkombëtar, raporton Anadolu.

Demonstruesit shfaqën banderola që shkruanin “Nuk lejohen lojëra lufte” dhe “Jepini sionizmit kartonin e kuq”.

Gjashtë protestues u arrestuan gjatë tubimit, që u mbajt dje përpara ndeshjes midis klubeve Aston Villa dhe Maccabi Tel Aviv në kuadër të UEFA Ligës së Evropës.

Më shumë se 700 oficerë të policisë u vendosën rreth stadiumit për të garantuar sigurinë.

Exit mobile version