Tunizi, protesta kundër presidentit Saied

Tunizianët protestuan kundër vendimeve të presidentit Kais Saied të cilat i njohin ati kompetenca të jashtëzakonshme, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mijëra persona u mblodhën në bulevardin “Habib Burgiba” në kryeqytet me thirrjen e bërë nga “Lëvizja Qytetare Kundër Grushtit të Shtetit”.

Duke hedhur slogane kundër “vendimeve të jashtëzakonshme” të Saied, protestuesit mbajtën në duar flamuj të Tunizisë dhe pankarta me mbishkrime protestuese kundër presidentit Saied.

Saied merr kompetencat legjislative dhe ekzekutive

Presidenti tunizian, Saied pasi pezulloi më 25 korrik punimet e parlamentit dhe pasi shkarkoi kryeministrin, më 22 shtator publikoi dekrete të reja që zgjerojnë kompetencat e tij.

Me dekretet e reja, u kryen rregullime të jashtëzakonshme kundrejt kompetencave legjislative dhe ekzekutive të presidentit dhe u shpërbë Komisioni i përkohshëm që kontrollon përputhshmërinë e ligjeve të propozuara me Kushtetutën.

Dekretet që zgjerojnë kompetencat e presidentit u publikuan në ‘Gazetën Zyrtare’.

Sipas kësaj, presidentit të Tunizisë iu dha autoriteti të nxjerrë “tekste legjislative” me dekrete presidenciale pas konsultimit me Këshillin e Ministrave.

Sipas dekretit, Këshilli i Ministrave tashmë është përgjegjës ndaj presidentit dhe jo ndaj parlamentit. Presidenti, mund të emërojë kryeministrin, anëtarët e kabinetit, mund të përcaktojë politikën dhe vendimet e qeverisë. /aa